Në Komunën e Hanit të Elezit, nga 3 profesionistë kemi ngritur numrin në 8 profesionistë të përkushtuar – pedagogë, psikologe, mësuese mbështetëse dhe asistente që punojnë çdo ditë me dashuri dhe përkushtim për fëmijët me nevoja të veçanta.
Falë prioritetit për arsim gjithëpërfshirës, kemi krijuar edhe dhomën e vlerësimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, e pajisur me mjetet didaktike të nevojshme për zhvillimin dhe përfshirjen e tyre në procesin mësimor.
Si komunë, jemi liderë në këtë fushë dhe do të vazhdojmë të mbështesim këta fëmijë njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë.
Kjo hapësirë tek QPS është e rregulluar dhe inventarizuar në mënyrë profesionale për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta që është mbështetur nga Humanity First Kosovo me iniciativë e DKA-së dhe QPS-së.