Tejet krenarë që po ju prezantojmë projektin më të madh për qytetin tonë: për herë të parë, qytetarët do të kenë sheshin e tyre.
Ky shesh do t’i japë vendit tonë një pamje dinjitoze, të bukur dhe me potencial turistik.
Hapësira e tij e gjerë do të përfshijë:
lokale për zhvillimin e gastronomisë dhe bizneseve vendore,
shtigje për biçikleta për të lehtësuar komunikacionin,
oaza gjelbërimi për fëmijët, të rinjtë dhe pensionistët.
Një kujdes i veçantë është kushtuar qytetarëve me aftësi të kufizuara: do të vendosen rampa për qasje më të lehtë, si dhe shiriti orientues për personat me pamje të kufizuar, i cili do t’i udhëheqë drejt sheshit.
Ky është vetëm fillimi i vizionit tonë për një Han të Elezit më modern, më të gjallë dhe më gjithëpërfshirës. Bashkë, hap pas hapi, do ta ndërtojmë qytetin që duam dhe që e meritojmë.
Me besimin tuaj – vazhdojmë përpara!
P.S. Për të dëgjuar mendimet dhe idetë e të gjithë qytetarëve, shumë shpejt do të mbahet edhe debati publik për projektin “Hani Elezit 2026”.