Nënshkruam aneks marrëveshje ndërmjet Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame, për mbulimin e shpenzimeve të arkivoleve, e cila vie si rrjedhojë e marrëveshjes paraprake me të cilën ishte ngritur shuma monetare për shpenzime të varrimit për sipas rregullave të fesë Islame.
Kërkesa për shpenzime të arkivoleve si shenjë nderimi për çlirimtarët e shtetit tonë, ka qenë një kërkesë e kahmotshme e OVL-UÇK në Han të Elezit, e cila tashmë është e realizuar dhe do të jetë obligim i Komunës për ta ekzekutuar si pagesë.
Falënderoj OVL-UÇK për angazhimin, Kuvendin Komunal për miratimin e kësaj kërkese dhe Bashkësinë Islame për bashkëpunimin.
Komuna do të vazhdojë të jetë pranë kategorive të dala nga lufta, me respekt e mirënjohje për kontributin e tyre.