Kemi nënshkruar marrëveshje me kompaninë NPL “Pastrimi” për shfrytëzimin e kamionit të mbeturinave, i cili është siguruar nga Komuna e Hanit të Elezit përmes projektit “A Smart System for Early Floods Detection and Waste Monitoring in the Lepenc River Basin”, të financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit IPA II – CBC Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Ky kamion do të përdoret për pastrimin dhe monitorimin e lumit Lepenc, si dhe për mbledhjen e mbeturinave në territorin e komunës sonë.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të pastërtisë dhe mbrojtjes së mjedisit në Han të Elezit.