Në mes të maleve dhe pranë shkronjave të UÇK-së, aty ku dikur ekzistonte vetëm si ide, sot është shndërruar në një hapësirë të mrekullueshme për vrojtim dhe relaksim.
Komuna e Hanit të Elezit ka përfunduar me sukses këtë projekt të rëndësishëm, me qëllim zhvillimin e turizmit dhe promovimin e vlerave natyrore të vendit tonë.
Ballkoni Panoramik përfaqëson një hap të ri drejt turizmit të qëndrueshëm, duke e pozicionuar Hanin e Elezit si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorë ditor..