Komuna ka realizuar projektin e shtrimit të ndriçimit të ri publik, duke vendosur 36 shtylla të reja në zona ku deri më tani ka munguar ky shërbim.
Ndriçimi është vendosur në: rr.Suad Brava te Lagjja Brava, rr.Jatakët e Lirisë në Rezhancë, rr.Veteranët e UÇK-së në Lagjen e Re, rr.Elham Curri në Paldenicë, si dhe zona tjera.
Ky investim synon rritjen e sigurisë publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.
Komuna do të vazhdojë të investojë edhe në të ardhmen në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, si dhe në mirëmbajtjen e tij të rregullt.