Komuna e Hanit të Elezit, së bashku me SHARRCEM, po organizon Kinema në Ambient të Hapur për komunitetin.
Gjatë kësaj mbrëmje do të shfaqim filmin shqiptar “Zgjoi”, një histori e fuqishme frymëzuese, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli.
Lokacioni: Parku i Lepencit / Fusha e Basketbollit
Data: 5 shtator 2025, e Premte
Ora: me fillim nga ora 19:30
Eventi është i hapur për të gjithë. Merrni familjarët dhe miqtë tuaj dhe bëhuni pjesë e një përvoje të veçantë nën qiellin e hapur!