Sot vizitova fermerin e suksesshëm Besim Vila, i cili me mbi 60 krerë lopë qumështore dhe viça është fermeri me tufën më të madhe në komunën tonë.
Ai është shembull i përkushtimit në bujqësi dhe dëshmon se ky sektor ka potencial të madh zhvillimi në Hani të Elezit.
Gjatë vizitës, z. Vila më njoftoi nga afër me ambientin e fermës dhe procesin e përkujdesjes ndaj bagëtive, duke treguar përkushtim dhe profesionalizëm në punën e tij, por mbi të gjitha paraqiti edhe sfidat me të cilat përballet në punën e tij.
Komuna do të jetë përkrahëse për zhvillimin e kësaj kulture bujqësore, duke mbështetur fermerët tanë në rritjen dhe fuqizimin e prodhimit vendor.