Punët dhe projektet e realizuara nga Komuna Hani i Elezit në SHFMU “Veli Ballazhi” Gorancë.
Në kuadër të përkushtimit tonë për kushte më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor, kemi arritur të realizojmë disa nga projektet më të rëndësishme në SHFMU “Veli Ballazhi”
Vendosja e rrethojave mbrojtëse përreth Sallës së Sportit – masë sigurie për parandalimin e rreziqeve.
Shkallë emergjente për rritjen e sigurisë.
Krijimi i kabinetit të IT-së me pajisje PC.
Rregullimi i banjove dhe hapësirave të brendshme.
Ndërtimi i parkingut për stafin e shkollës.
Rregullimi i parkut të shkollës dhe vendosja e rrethojës.
Krijimi i një klase verore për aktivitete jashtë mësimore.
Furnizimi me tabela SMART për mësim më interaktiv.
Të gjitha këto investime janë bërë për një qëllim të vetëm: arsim më cilësor, mjedis më të sigurt dhe kushte më dinjitoze për nxënësit tanë.
Falë bashkëpunimit të Komunës me shkollën, stafin dhe organizata tjera, këto projekte u realizuan me sukses.