Sot zhvillova një vizitë në vendin ku po ndërtohet fabrika e gëlqeres nga Alba Group, një investim i rëndësishëm për komunën tonë duke sjellë një standard të ri në industrinë e gëlqeres me teknologjinë më të avancuar në rajon.
Në këtë vizitë u mirëprita nga z.Sherif Ramuka – pronar dhe z. Mamer Vila – drejtor i përgjithshëm, si dhe inxhinierë të ndryshëm, të cilët më prezantuan me proceset dhe ecurinë e punimeve që po vazhdojnë me intensitet të shtuar për funksionalizimin sa më të shpejtë të fabrikës.
Kjo fabrikë pritet të rrisë prodhimtarinë industriale në Han të Elezit, të krijojë vende të reja pune për profesionistët tanë lokalë, si dhe të sjellë një kapacitet unik në nivel Ballkani, gjithmonë brenda standardeve të lejuara dhe rregulloreve përkatëse.
Komuna e Hanit të Elezit do të jetë gjithmonë përkrah iniciativave që sjellin zhvillim ekonomik, punësim dhe perspektivë për qytetarët e komunës tonë.
Falënderoj Alba Group për kontributin dhe mbështetjen e politikave zhvillimore të komunës sonë.