Qerdhja “Ardhmëria”, si institucioni i vetëm parashkollor në Han të Elezit, ka kaluar një transformim të madh. Përmes investimeve infrastrukturore kemi arritur të përmirësojmë ndjeshëm kushtet brenda dhe jashtë objektit.
Kënde të reja rekreative
Furnizim me shtretër të rinj për fëmijët
Zëvendësimi i materialit të dyshemesë me material më të sigurtë dhe të pastër
Instalimin e një gjeneratori elektrik
Lodra të reja për argëtim aktiv
Ndriçim dhe llamba efikase në energji
Hapësira të gjelbra për një ambient më të shëndetshëm
Zëvendësimin e kaldajës me ngrohje elektrike për ajër më të pastër
Murale të brendshme për më shumë gjallëri dhe ngjyra
Këto përmirësime jo vetëm që krijojnë një ambient më të sigurt e të këndshëm për fëmijët, por gjithashtu kontribuojnë në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.