Komuna e Hanit të Elezit përmbylli kalendarin e dëgjimeve buxhetore për Draft Buxhetin e vitit 2026, ku këtë vit u realizuan 10 dëgjime të dedikuara për: banorët e qytetit, fshatrave Paldenicë, Seçishtë, Gorancë, OJQ dhe biznese, shoqatën Handikos, gratë, sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, fermerët, si dhe banorët e Lagjes së Re.
Në këto dëgjime u dhanë propozime, rekomandime dhe kërkesa, të cilat do të evidentohen të gjitha dhe do të merren në shqyrtim.
Komuna e Hanit të Elezit falënderon të gjithë pjesëmarrësit!