Në kuadër të angazhimit tonë për të ofruar kushte moderne në procesin mësimor, Komuna e Hanit të Elezit ka pajisur shkollat me tabela interaktive SMARTBOARD 75”, të kompletuara me softuer dhe aplikacione edukative të avancuara. Ky investim, me vlerë prej 62,500 €, përbën një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të arsimit në komunën tonë.Kjo nismë do të sjellë:
Mësimdhënie më bashkëkohore
Pjesëmarrje aktive të nxënësve
Përmirësim të cilësisë së mësimit
Arsimi modern nuk është e ardhmja – është tashmë realitet në komunën tonë