Një dëgjim e mbajtëm në ora 10:00 në Sallën e Takimeve, Objekti i Komunës i dedikuar për Fermerët të cilët ushtrojnë aktivitetet e tyre në këtë Komunë.
Takimin e hapi dhe e kryesoi Nënkryerari i Komunës z.Dernjani, ndërsa prezantimin e detajuar të draft-buxhetit e bëri Drejtorja e Financave znj. Ballazhi.
Dëgjimi i dytë i kësaj dite, ishte i dedikuar për Gratë e Komunës së Hanit të Elezit. Takimin e hapi Shefja e Kabinetit Kryetarit, znjsh.Ballazhi ndërsa prezantimin e detajiar e bëri Drejtorja e Financave znj. Ballazhi.
Një falënderim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit/et për kontributin që e kanë dhënë në këto takime. Me këtë proces është dëshmuar se transparenca dhe bashkëpunimi janë themelet e punës sonë!
Të interesuarit të cilët nuk kanë mundur të marrin pjesë në këto dëgjime, kërkesat, propozimet dhe rekomandimet e tyre munden t’i adresojnë në e-mailin: lindita.ballazhi@rks-gov.net ose kërkesa fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarët.
Bashkoheni me ne edhe në dëgjimet tjera buxhetore.