Në vazhdën e dëgjimeve buxhetore, sot më datë 11.08.2025 në ora 19:00 në SHFMU “Kështjella e Diturisë” – Paldenicë e mbajtëm dëgjimin e tretë buxhetor për Draft Buxhetin 2026-2028, i dedikuar për banorët e këtij fshati me rrethinë.
Edhe në këtë dëgjim buxhetor, prezantimin e detajuar të Draft Buxhetit e bëri Drejtorja e Buxhetit dhe Financave znj.Ballazhi.
Të gjithë banorët, të cilët nuk ishin prezent në këtë dëgjim dhe që kanë ide, propozime apo rekomandime rreth Draft Buxhetit 2026-2028 kërkesat e tyre ti adresojnë në e-mailin: lindita.ballazhi@rks-gov.net ose të bëjnë kërkesa fizike tek Qendra për Shërbim me Qytetarët.
Le të planifikojmë një buxhet më gjithpërfshirës.
Bashkohuni me ne edhe në dëgjimet tjera buxhetore.