Sot, më datë 11.08.2025 në ora 10:00 në Sallën e Takimeve, Objekti i Komunës mbajtëm dëgjimin e dytë buxhetor për Draft Buxhetin 2026-2028, i dedikuar për bizneset dhe OJQ-të të cilët operojnë në Komunën e Hanit të Elezit.
Hapjen e dëgjimit buxhetor e bëri Nënkryetari z.Dernjani ndërsa prezantimin e detajuar të Draft Buxhetit e bëri Drejtorja e Buxhetit dhe Financave znj.Ballazhi.
Të gjithë përfaqësuesit e bizneseve dhe OJQ-ve , të cilët nuk ishin prezent në këtë dëgjim dhe që kanë ide, propozime apo rekomandime rreth Draft Buxhetit 2026-2028 kërkesat e tyre ti adresojnë në e-mailin: lindita.ballazhi@rks-gov.net ose të bëjnë kërkesa fizike tek Qendra për Shërbim me Qytetarët.
Le të planifikojmë një buxhet më gjithpërfshirës.
Bashkohuni me ne edhe në dëgjimet tjera buxhetore.