Këtë vit, në Han të Elezit u mbajt Panairi Tradicional, ku u prezantuan prodhime vendore nga bletarë, bujq, prodhues ushqimesh dhe përfaqësues nga bizneset. Ky panair është një mundësi e rëndësishme për të promovuar cilësinë dhe vlerën e produkteve tona vendore.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit që e bënë të mundur këtë aktivitet, duke sjellë për vizitorët produkte të freskëta dhe të sigurta.
Inkurajojmë qytetarët të vazhdojnë përkrahjen për prodhuesit lokalë, sepse çdo blerje prej tyre ndihmon në zhvillimin e ekonomisë sonë dhe në ruajtjen e traditave të vendit.