akimi i parë u mbajt në Sallën e Takimeve, në objektin e Komunës, dhe ishte i hapur për të gjithë qytetarët.
Takimin e hapi dhe e kryesoi Nënkryetari i Komunës z. Dernjani, ndërsa prezantimin e detajuar të draft-buxhetit e bëri Drejtorja e Financave znj. Ballazhi.
Ky aktivitet ka për qëllim të përfshijë sa më shumë zëra nga komuniteti në planifikimin buxhetor, me qëllim që nevojat reale të banorëve të reflektohen në politikat dhe investimet publike të viteve në vijim. Dëgjimet buxhetore janë themeli i një qeverisjeje transparente dhe gjithëpërfshirëse, ku qytetari është në qendër të vendimmarrjes.
Zëri juaj ka peshë – bashkë e bëjmë ndryshimin!
Bashkoheni me ne edhe në dëgjimet tjera buxhetore, në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/share/p/1CitM1wdgM/?mibextid=wwXIfr