Në emër të institucionit tonë shëndetësor, shprehim mirënjohjen e thellë për The Church of Jesus Christ – Latter-day Saints dhe drejtorët e organizatës David & Kristi Skidmore për mbështetjen bujare në sigurimin e një sonde lineare për ultrazërin e gjirit. Gjithashtu edhe një falendërim për z. Liridon Poroshtica, i cili e dorëzoi sot pajisjen tek ne.
Kjo pajisje jetike do të ketë një ndikim të madh në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, duke mundësuar ofrimin e një shërbimi më të shpejtë, më të saktë dhe më cilësor për pacientët tanë, veçanërisht për shëndetin e grave.
Me këtë donacion, ju nuk keni dhuruar vetëm një pajisje mjekësore – ju keni dhuruar shpresë, mundësi për shërim dhe jetë të shpëtuara.
Faleminderit për besimin, mbështetjen dhe zemërgjerësinë tuaj.