9 Gusht 2025 | Ora 10:00 |
Vendparkimi tek Viva Fresh
Komuna e Hanit të Elezit ka kënaqësinë të ju ftojë në Panairin Tradicional 2025, i cili do të mbahet më 9 gusht duke filluar nga ora 10:00, në hapësirën e parkimit pranë Viva Fresh-it.
Në këtë panair do të prezantohen:
– Produkte bujqësore të freskëta nga fermerët lokalë
– Mjaltë vendor i përpunuar natyrshëm
– Punime artizanale të krijuara me mjeshtëri nga artizanë të komunës sonë
Ky aktivitet synon të mbështesë prodhuesit dhe zejtarët lokalë, duke ofruar një hapësirë për promovim, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik vendor.
Ejani dhe mbështesni prodhimet e vendit, shijoni atmosferën tradicionale dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje që e pasuron jetën kulturore dhe ekonomike të komunës sonë.
Mirë se vini në Han të Elezit!