Gjatë kësaj jave, në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore, Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Hanit të Elezit, në bashkëpunim me UN Women, ka organizuar një trajnim për zyrtarët/e komunalë mbi përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore, gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte të rritet ndërgjegjësimi dhe të forcohen kapacitetet e zyrtarëve publikë në përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore në komunikimin zyrtar dhe institucional.