Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti financiar për periudhën Janar – Qershor 2025.
3. Raporti i auditorit të përgjithshëm për Komunën e Hanit të Elezit për vitin 2024.
4. Plani i Veprimit të Komunës së Hanit të Elezit për adresimin e rekomandimeve të raportit të auditimit 2024.
5. Informatë për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.
6. Raportin financiar për periudhën Janar – Qershor 2025 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
7. Informatë për sektorin e emergjencave.
8. Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi kryesuesi i kuvendit të komunës z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit