Në qendër të qytetit do të krijohet një hapësirë moderne me kiosqe elegante, të dizajnuara me kujdes për të rikthyer funksionin tradicional të tregut ditor që për një kohë nuk ka funksionuar.
I planifikuar për vitin e ardhshëm, këtij projekti do t’i shtohet edhe gjelbërimi i lartë dhe një zonë e re rekreative për qytetarët, duke mbështetur ekonominë lokale dhe promovuar produktet bujqësore e mjaltin vendor