Sot, në 24-vjetorin e rënies heroike të Qemal Thaçit, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë institucionalë dhe qytetarë të tjerë, bëmë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit. Poashtu, u vizitua për homazhe edhe pllaka përkujtimore në fshatin Radushë.
Qemal Thaçi nuk ishte vetëm një luftëtar i paepur i tre luftërave për liri të shqiptarëve, por një dritë udhërrëfyese e rezistencës dhe qëndresës sonë kombëtare. Kujtimi për të dhe për të gjithë dëshmorët tanë do të mbetet i gjallë në zemrat tona dhe do të na frymëzojë përherë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Lavdi e përjetshme Qemal Thaçit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!