Ka filluar asfaltimi i rrugës Gorancë – Krivenik, një projekt që lehtëson qarkullimin dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin socio-ekonomik të zonës, ku edhe sonte do të vazhdohet deri në fshatin Gorancë, e në ditët në vazhdim do të fillojë edhe faza e dytë e asfaltimit deri në Krivenik.
Kjo rrugë hap mundësi të reja për turizmin malor dhe përforcon lidhjen mes fshatrave dhe komunës.
Faleminderit banorëve për durimin dhe bashkëpunimin. Vazhdojmë me projekte që sjellin zhvillim të qëndrueshëm.