Për shprehje të interesit për të ofruar mbështetje për kërkesat e adresuara në zhvillimin dhe modernizimin e paisjeve bujqësore për fermerët në zonat rurale, iniciativat për themelimin e bizneseve të reja inovative, modernizimin teknologjik të prodhimtarisë ose zgjerimin e veprimtarisë së bizneseve ekzistuese, si dhe për përkrahjen e propozimeve me partneritet që kontribuojnë në rritjen e potencialit prodhues, menaxhimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë lokale për përmirësimin e gjendjes socio – ekonomike, në Komunën e Hanit të Elezit.
Për më shumë detaje: propozimet për mbështetje investive, kushtet e aplikimit, mënyrën e aplikimit, si dhe kohën e aplikimit, ju lutem referojuni dokumentit të mëposhtëm.
Për çdo paqartësi, orientohuni tek zyrat e LAB-it, apo edhe tek Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Hanit të Elezit.