Komuna e Hanit të Elezit, konkretisht Drejtoria për Arsim në kuadër të angazhimit të saj të vazhdueshëm për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët , ka ndërmarrë masa konkrete në Institucionin Parashkollor “Ardhmëria”
, me qëllim të parandalimit të ndonjë rreziku të mundshëm
që mund të shkaktohej nga dyshemeja e shtruar me pllaka në hapësirat e përbashkëta.
Duke pasur parasysh se në hollin e institucionit , fëmijët kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre për aktivitete të përbashkëta
dhe ushqim
, është vlerësuar e domosdoshme ndërhyrja në këtë pjesë. Si zgjidhje e qëndrueshme dhe e sigurt
, dyshemeja është mbuluar me vynil
– një material i përshtatshëm, i sigurt dhe higjienik për hapësirat ku qëndrojnë dhe ushqehen fëmijët e moshës parashkollore .
Ky investim është pjesë e përkushtimit tonë
për të ofruar kushte sa më cilësore dhe për të siguruar mirëqenien e fëmijëve gjatë qëndrimit të tyre në institucion.
Tashmë, duke marrë parasysh përmirësimet e njëpasnjëshme që janë bërë në këto 4 vitet e fundit , me plot bindje mund të themi se ky institucion është shndërruar në një “super kopsht”
për fëmijët tanë – një vend i sigurt
, i dashur dhe me standarde të larta për edukim dhe zhvillim të hershëm.