Meli Qena solli magjinë e teatrit për fëmijë në CrossRoads Festival 2025 në Han të Elezit!
Një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës teatrore kosovare, Meli Qena ishte pjesë e CrossRoads Festival me punëtorinë unike teatrale “Duart Flasin”.
Pjesëmarrja e Meli Qenës në festival ishte një dhuratë e veçantë për të gjithë fëmijët dhe një mundësi e rrallë për të mësuar nga një artiste që i ka kushtuar jetën rritjes dhe edukimit të brezave të rinj përmes artit.