“You at the CrossRoads” ishte punëtoria treditore e dedikuar për të rinjtë e Hanit të Elezit për eksplorimin e identitetit, vendin dhe ndjenjën e përkatësisë. Qëllimi ishte që rinia jonë të mos e shohin komunitetin tonë jo vetëm si njé vend prej nga vijnë, por si një hapësirë mundësish, zhvillimi dhe krenarie.
Kjo punëtori u udhëhoq nga Fatbardh Kabashi – trajner, sipërmarrës social dhe avokues i të rinjve, i njohur për përkushtimin e tij në krijimin e hapësirave ku njerëzit lidhen, mësojnë dhe rriten së bashku.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të CrossRoads Festival i organizuar nga OJQ “Dua” dhe partnerët institucionalë, medial dhe donatorët.