Shoqata e Gruas “DUA” me bashkëpunëtorë dhe donatorë, duke përfshirë edhe Komunën Hani i Elezit si partere institucional, po bën një punë të shkëlqyer organizimi për Edicionin e Parë të CrossRoads Fest.
CROSSROADS FEST është një ngjarje kulturore ndërkombëtare që synon ta shndërrojë kufirin në pikë bashkimi – duke lidhur kultura, histori dhe komunitete përmes artit dhe krijimtarisë.
Kjo qasje gjithëpërfshirëse angazhon aktivisht fëmijët dhe të rinjtë në proceset kulturore dhe shoqërore, duke krijuar lidhje më të thella me komunitetin dhe ambientin që i rrethon.
CROSSROADS FEST synon ta vendosë Hanin e Elezit në hartën e ngjarjeve kulturore me ndikim, duke i kushtuar vëmendjen e merituar një rajoni që shpesh ka qenë i anashkaluar në zhvillimin kulturor.
Festivali shërben si një mundësi për t’i dhënë zë një komuniteti të denjë dhe për të ndërtuar ura midis brezave, kulturave dhe institucioneve.