Sot pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të misionit të EULEX-it në një takim të hapur dhe konstruktiv.
Biseduam gjerë e gjatë për sfidat me të cilat përballet komuna jonë, për nevojat konkrete të qytetarëve, por edhe për mundësitë që kemi për të bashkëpunuar në adresimin e këtyre çështjeve.
Folëm hapur për kërkesat tona si komunë – që nga siguria e përditshme, tek mbështetja për sundimin e ligjit dhe garantimi i një jete më të mirë për të gjithë banorët e Hanit të Elezit.
Në këtë takim theksova rëndësinë e rrugëzgjidhjeve të përbashkëta, duke pasur parasysh që sukseset e përbashkëta ndërtohen mbi bashkëpunim, mirëkuptim dhe angazhim konkret.
Falënderoj përfaqësuesit e EULEX-it për vizitën dhe për gatishmërinë për të dëgjuar e për të qenë pranë komunës sonë në rrugëtimin për të forcuar rendin, ligjin dhe mirëqenien e qytetarëve.