Sot prita në takim përfaqësues nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, etnologët Besarta Reçica, Fari Sheqiri dhe Betim Elezi, si dhe arkeolog Arianit Buqinca, me të cilët biseduam për gjendjen dhe potencialin e trashëgimisë kulturore në komunën tonë.
Diskutuam për rëndësinë e identifikimit dhe mbrojtjes së objekteve me vlera historike e kulturore, si dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte që promovojnë dhe ruajnë trashëgiminë tonë të përbashkët.
Si komunë, jemi të përkushtuar që trashëgimia kulturore të zë vend të rëndësishëm në zhvillimin tonë lokal dhe të bëhet pjesë aktive e jetës komunitare.
Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për ruajtjen e vlerave tona kulturore.