Është hapur aplikimi për Kampin e Lidershipit nga Organizata TOKA, një mundësi unike për nxënësit e shkollave të mesme që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të bëhen liderë të angazhuar në komunitet.
Kampi synon të përgatisë të rinjtë për të bashkë-udhëhequr organizimin e Ditës së Solidaritetit në shkollat e tyre në vjeshtë të këtij viti, si dhe të zhvillojë aftësi të rëndësishme si lidershipi, bashkëpunimi dhe komunikimi.
– Kampi do të mbahet më 4–7 gusht 2024, në kampusin “Loyola” në Prizren.
– Është i hapur për të rinj të moshës 14–17 vjeç nga komunat: Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Istog, Kamenicë, Pejë, Podujevë, Skënderaj, Shtime dhe Klinë.
– Përparësi në përzgjedhje do t’u jepet nxënësve që kanë përfunduar Ditën e Solidaritetit në shkollat e tyre gjatë periudhës pranverë 2024 – pranverë 2025.
– Pjesëmarrja është FALAS.
Linku për aplikim: https://forms.gle/nFCuL6mwLmrRovQN6
Afati për aplikim: 18 korrik 2025, ora 23:59
Inkurajojmë të gjithë nxënësit që janë të motivuar dhe dëshirojnë të zhvillohen personalisht të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi.
Ju faleminderit dhe pushime të mbara!