Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, z. Edmond Hajrizi, ndërsa pjesë e takimit ishte edhe Drejtori i Institutit për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor, z. Shqiprim Ahmeti, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje synon të fuqizojë iniciativat zhvillimore përmes kombinimit të ekspertizës akademike me prioritetet komunale, me fokus të veçantë në këto fusha:
• Zhvillim socio-ekonomik
• Planifikim hapësinor
• Arsim dhe aftësim profesional
• Shëndetësi dhe mirëqenie sociale
• Turizëm dhe mbrojtje të mjedisit