Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen më 12 tetor 2025
Periudha për verifikimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit ka filluar.
Nga data 28 qershor deri më 29 gusht 2025, keni mundësinë të kontrolloni qendrën tuaj të votimit dhe nëse është e nevojshme, ta ndërroni atë brenda komunës tuaj.
Si mund ta bëni këtë?
Mund ta bëni përmes platformës online në adresën qv.kqz-ks.org, ose fizikisht në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.
Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në www.kqz-ks.org, ose të telefononi falas në numrin 0800 55 555.