Ky ekip filloi punën në Kosovë menjëherë pas tërheqjes së trupave jugosllave në vitin 1999, ku qindra mijëra refugjatë të kthyer po gjenin tokat e tyre bujqësore, shtëpitë dhe kopshtet e tyre të kontaminuara nga eksplozivët.
Deri në vitin 2025, HALO Kosova kishte pastruar bomba thërrmuese dhe mina tokësore nga një zonë me madhësinë e mbi 2,800 fushave të futbollit, kështu duke ofruar siguri tek populli i Kosovës, megjithëse kujdesi duhet të jetë akoma, në veçanti në zona më të thella.
Në emër të Komunës dhe qytetarëve të Hanit të Elezit, shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipin e çminimit, të cilët edhe pse në mënyrë të heshtur dhe pa zë, ata po ofrojnë siguri për të gjithë ne, duke siguruar një të ardhme më të sigurt për fëmijët.