Me rastin e 30 vjetorit të martirizimit të Isa Berishës, për njërën nga klasat e shtata të ShFMU “Ilaz Thaçi” u dha në shfrytëzim qendra inovative rinore e cila gjendet brenda objektit të Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri”, të cilët nxënës patën mundësinë që filmin dokumentar të punuar nga prof.Nusret Pllana me bashkëpunëtor dhe financuar nga Sherif Ramuka, ta diskutonin dhe të jepnin përshtypjet e tyre mbi filmin, duke njohur figurën e martirit Isa Berisha.
Qendra inovative nxjerrë nxënësit nga kufizimet e mureve shkollore dhe shërben si një ambient funksional për aktivitete edukative, ide të reja dhe projekte inovative që synojnë të fuqizojnë të rinjtë dhe komunitetin në tërësi.