Sot shënojmë 30 vjet nga rënia heroike e djaloshit Isa Berisha nga Hani i Elezit – një simbol i mirësisë!
Në nderim të kujtimit të tij, bashkë me familjen e tij bëmë homazhe tek pllaka përkujtimore e cila gjendet tek parku që mban emrin e tij “Parku Isa Berisha” në nderim të martirizimit të tij.
Kujtimi për Isa Berishën do të jetojë përherë në zemrat tona si frymëzim dhe obligim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë e më të drejtë.
Lavdi e përjetshme për martirin Isa Berisha!