Sot kemi nënshkruar marrëveshjet me OJQ-të përfituese të Subvencioneve për Kulturë, Rini, Sport dhe OJQ tjera.
Pas thirrjes për aplikim për subvencionimin e OJQ-ve në fushën e kulturës, sportit, rinisë dhe të tjera, ku ishin paraparë gjithsej 26 mijë €, me ç’rast kanë aplikuar gjithsej 9 OJQ, ku pas shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacioneve nga komisioni vlerësues, kanë kaluar të gjitha aplikimet (OJQ) me dokumentacion të rregullt sipas kritereve të përcaktuara.
Të paraqitura më poshtë janë OJQ-të përfituese dhe vlerat e përfituara sipas vlerësimit të nevojave dhe kërkesave të paraqitura në dokumentacione, si dhe sipas plan projektve të ofruara nga OJQ-të:
•SUBVENCIONIMI PËR KULTURË
– SHKA “SHARRI” – 5,000 €
•SUBVENCIONIMI PËR RINI DHE SPORT
– Klubi Futbollistik “Sharri” 1973 – 9,000 €
– Klubi i Mundjes “DARDANIA” – 3,000 €
– Klubi i Mundjes “SHARRI” – 1,250 €
– Klubi i Volejbollit “SHARRI” – 2,250 €
– Klubi i Karatesë “SHARRI” Hani i Elezit – 2,000 €
– Klubi i Futbollit “Sharri” 2016 – 1,500 €
– OJQ “Rinia MësON dhe KrijON” – 1,000 €
•SUBVENCIONIMI PËR OJQ TJERA
– Shoqata e Gjahtarëve “Syri i Shqiponjës” – 1,000 €
Duke iu ofruar mbështetje për veprimtaritë e tyre edhe më tutje, të gjitha OJQ-ve përfituese iu dëshiroj suksese, si dhe iu bëj thirrje që të vazhdojnë të jenë korrekte në menaxhimin e mjeteve të subvencioneve.
Urime dhe suksese!