Tashmë ky festival është tradicional dhe synon të bëhet pikë karakterizimi për qytetin e Hanit të Elezit. Festivali ka karakter garues dhe po marrin pjesë ansamble dhe shoqëri kulturo artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e deri në Konispol. Ky festival do të zgjasë 3 netë, pra me datat 9, 10 dhe 11 Qershor, ku edhe do të kulmojë me 11 Qershor 2025 në natën finale, e cila konsiston edhe me 26 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Hanit të Elezit.
Në natën e sotme garuan gjithsej 6 shoqëri kulturo artistike:
1. SHKA “Ulcinium” – Ulqin, Mal i Zi
2. SHKA “Shqiponjat” – Saraj
3. AAKV “Kastriotët” – Ferizaj
4. SHKA “Zëri i Kamenicës” – Kamenicë
5. SHKA “Zahir Pajaziti” – Podujevë
6. SHKA “Bresana” – Dragash
Nesër dhe pasnesër do të garojnë nga 7 ansamble, e që ap dyshim do të jenë netë me spektakël të vërtetë.
Falënderoj ansamblet pjesëmarrëse, gjithashtu edhe Policinë e Kosovës dhe OVL UÇK në Han të Elezit për përkrahje në defilenë e Festivalit.
Ju ftoj që të shfrytëzoni mundësinë për të përjetuar emocione dashamirëse ndaj folklorit tonë burimor, andaj bashkë me familjarët, miqtë apo kolegët tuaj, bëhu pjesë e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar Hani i Elezit 2025 –
Edicioni i Tretë.