Vazhduam me dëgjimet buxhetore për KAB 2026-2028 në fshatrat Gorancë dhe Paldenicë, së bashku me Nënkryetarin e Komunës dhe Drejtorët/et e Drejtorive Komunale.
Gjatë takimeve, qytetarët dhanë një numër të madh propozimesh dhe rekomandimesh për buxhetin e vitit 2026. Të gjitha këto propozime do të përpunohen dhe do të përcillen si material shtesë në Kuvendin Komunal, së bashku me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028, për shqyrtim dhe miratim.
Komuna Hani i Elezit, falënderon të gjithë pjesëmarrësit/et për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë këtyre takimeve.
Ftojmë edhe qytetarët/et të cilët nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në këto dëgjime, që të bëhen pjesë e takimit përmbyllës të organizuar nga Kryesuesi i Kuvendit që do të mbahet sot, më datë 05.06.2025 në SHFMU “Ilaz Thaçi” – fshati Seçishtë, ose të dërgojnë propozimet e tyre në emailin: lindita.ballazhi@rks-gov.net.
Pjesëmarrja e qytetarëve është kyçe për një proces buxhetor transparent, gjithëpërfshirës dhe që adreson realisht nevojat e komunitetit.
Ju mirëpresim.