Rinia është pjesa më aktive e shënimit të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditëve të Kulturës 2025.
Sot, morën pjesë rreth 40 të rinjë nën udhëheqjen e alpinistit Bedri Bushi dhe Sportit Shkollor të Hanit të Elezit, i organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit.
Aktiviteti nisi nga Komuna e Hanit të Elezit deri te Parku i Myshqeve, ecje rekreative ku të rinjtë patën mundësinë të njihen me bukuritë natyrore të maleve të Sharrit.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e një jete të shëndetshme, forcimin e ndjenjës së përkatësisë komunitare, si dhe vetëdijesimin e të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe mjedisit.
Komuna Hani i Elezit shpreh mirënjohjen për organizatorët për punën e shkëlqyer dhe për pjesëmarrësit/et, të cilët u treguan të disiplinuar dhe me kulturë të lartë përgjatë gjithë aktivitetit.