Me rastin e Ditës së Fëmijët u organizuan aktivitete edukativo-arsimore, e poashtu edhe argëtuese, si bashkëpunim i Komunës së Hanit të Elezit dhe kompanisë Sharrcem, të cilët poashtu kremtuan ditën e themelimit të kompanisë.
Falënderoj kompaninë Sharrcem, e në veçanti drejtorin Behar Disha, si dhe Vigan Sylejmani e Besa Ramadani për angazhimin e tyre për komunitetin në Han të Elezit, ku sot lumturuan jo vetëm fëmijët, por i dhanë pamje gjallëruese qytetit tonë me zërat e gëzuar të fëmijëve.