Komuna e Hanit të Elezit njofton opinionin publik se në lidhje me gabimin teknik të evidentuar në vulën zyrtare të noteres së emëruar në këtë komunë, dëshirojmë të sqarojmë se Komuna nuk ka qenë dhe nuk është e përfshirë në asnjë fazë të procesit të përgatitjes apo prodhimit të vulave noteriale.
Ky është një gabim teknik i konfirmuar nga Oda e Noterëve të Kosovës, e cila tashmë ka marrë përgjegjësinë dhe ka nisur procedurat për korrigjimin dhe zëvendësimin e vulës në fjalë. Shih linkun: https://www.noteria-ks.org/reagim-2/…
Gjithashtu, sqarojmë se komentet, interpretimet apo deklarimet e individëve të ndryshëm në lidhje me këtë çështje janë jorelevante dhe nuk pasqyrojnë as qëndrimin e komunës e as të vërtetën institucionale. Komuna e Hanit të Elezit nuk bën politikë dhe angazhimi ynë është vetëm në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit.
Komuna Hani i Elezit