The HALO Trust filloi punën në Kosovë menjëherë pas tërheqjes së trupave jugosllave në vitin 1999, ku qindra mijëra refugjatë të kthyer po gjenin tokat e tyre bujqësore, shtëpitë dhe kopshtet e tyre të kontaminuara nga eksplozivët.
Deri në vitin 2025, HALO Kosova kishte pastruar bomba thërrmuese dhe mina tokësore nga një zonë me madhësinë e mbi 2,800 fushave të futbollit, kështu duke ofruar siguri tek populli i Kosovës, megjithëse kujdesi duhet të jetë akoma, në veçanti në zona më të thella.
Për këtë qëllim, u takuam edhe me mbikqyrësit e The HALO Trust Kosovo, të cilët po mbulojnë edhe zonën e Hanit të Elezit, ku biseduam për mënyrat e bashkëpunimit, kështu ne si komunë duke plotësuar kërkesat e tyre kryesore, siç është rrafshimi apo sigurimi i infrastrukturës rrugore deri tek zonat ku ekipi po proceson çminimin, e të cilët momentalisht janë në fshatin Neçavc.
Në emër të Komunës dhe qytetarëve të Hanit të Elezit, shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipin e çminimit, të cilët edhe pse në mënyrë të heshtur dhe pa zë, ata po ofrojnë siguri për të gjithë ne, duke siguruar një të ardhme më të sigurt për fëmijët