Komiteti për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Kërkesë për futjen e projektit të ri, ndërtimi dhe rregullimi i parkingut në afërsi të Xhamisë së fshatit Paldenicë në kuadër të buxhetit të vitit fiskal 2025.
3. Njoftim/propozim për alokimin e të hyrave vetanake në Nën-Programe dhe kategori buxhetore prej tejkalimit të projeksionit të të Hyrave Vetanake.
4. Informatë për ndarjen e bursave.
5. Informatë mbi mbrojtjen e mjedisit.
6. Të ndryshme.
Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës.