Nga Olimpiada e përbashkët e Gjuhës Shqipe, më 20 mars 2025 nxënësit nga shkollat e komunës sonë garuan në këtë garë ku nga 17 nxënës pjesëmarrës 8 prej tyre kaluan me sukses fazën e parë dhe të dytë. Këta nxënës vazhdojnë garën në fazën e tretë në garat e olimpiadës së Gjuhës Shqipe në nivel Komunal të organizuara nga dy ministritë e arsimit, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.