Sot zhvilluam takim me pronarin e kompanisë “Via Sh.P.K.” , i cili na njoftoi se kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës “e shemta” për në Gorancë.
Sipas vlerësimit të punëkryesit “Via Sh.P.K”, punimet do të zhvillohen me intensitet të kënaqshëm dhe pritet që këto punimet të përfundojnë rreth muajit tetor 2025.
Ne si komunë, e mirëpresim fillimin e punimeve në këtë rrugë, dhe mbesim me shpresë që rregullimi i kësaj rruge do të realizohet dhe se më në fund ai segment rruge do të jetë i sigurt për qarkullimin e kalimtarëve.