Komuna e Hanit të Elezit dhe Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po bashkëpunojnë për hartimin e projektit të interierit, duke e kthyer këtë tren në një hapësirë përkujtimore që rrëfen një pjesë të rëndësishme të historisë sonë.
Sot u nënshkrua marrëveshja e cila është vazhdimësi e bashkëpunimeve të vazhdueshme me Agjencionin duke implementuar suksesshëm tri faza paraprake e duke e kthyer vëmendjen nga pikat turistike të Hanit të Elezit, e në veçanti ruajtjen e trashëgimisë historike të Parkut Memorial.