Komuna e Hanit të Elezit nënshkruan dy Marrëveshje bashkëfinancimi me Relief Islamic Kosova në fushën e shëndetësisë dhe bujqësisë.
01/01/1970 00:00
Marrëveshja e parë ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë, në shumë totale prej 158,808.70€, prej të cilave Komuna do të bashkëfinancojë me 39.8% apo 63,213.48€, ku parashihet rekrutim i stafit mjekësor dhe logjistik, si dhe çështje tjera teknike. Marrëveshja e arritur do të mundësojë ofrimin e vizitave dhe shërbimeve shëndetësore shtëpiake për familjet e varfra, gratë lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata me sëmundje kronike.
Marrëveshje e dytë ka të bëjë me sektorin e bujqësisë, në shumë totale prej 91,304.35€, prej të cilave Komuna do të bashkëfinancojë me 33.33% apo 30,434.78€, ku parashihen 60 serra me sipërfaqe 100m2 . Marrëveshja e arritur do të mundësojë zhvillimin e kulturave bujqësore dhe mbështetjen e fermerëve.
Në këtë takim, isha bashkë me Drejtoren për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Kimete Kuka Hasallari, si dhe Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – Abdurraman Bushi, ku na mirëpriti drejtori i Islamic Relief Kosova – Mohamed Soliman me stafin e tij, të cilin e falënderuam për mbështetjen që po i jep Komunës tonë.